Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sot është paralajmëruar ndërprerje e qarkullimit të mallrave në pikat kufitare, MPB do të sigurojë qarkullim të pandërprerë për automjetet e udhëtarëve dhe autobusët

Sot është paralajmëruar ndërprerje e qarkullimit të mallrave në pikat kufitare, MPB do të sigurojë qarkullim të pandërprerë për automjetet e udhëtarëve dhe autobusët
Ministria e Punëve të Brendshme - Departamenti për Çështje Kufitare dhe Migrim informon publikun se në Ministrinë e Punëve të Brendshme është dorëzuar lajmërimi për mbajtjen e një proteste publike nga shoqata "Makam-trans", e cila është paralajmëruar të fillojë sot (26.01.2026) në orën 12:00. Sipas lajmërimit të dorëzuar, protesta është planifikuar të mbahet në pikat kufitare vijuese: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllatë.
Protesta do të manifestohet me kufizimin e qarkullimit për mjetet transportuese motorike, përkatësisht me mbylljen e korsive rrugore dhe terminaleve që dedikohen për qarkullimin e mallrave, ndërsa qarkullimi i udhëtarëve do të vijojë pa ndërprerje në të gjitha pikat kufitare. Sipas lajmërimit të organizatorit, protesta është planifikuar të zgjasë deri në shtatë ditë, me mundësi që të ndërpritet më herët, nëse ndërkohë kapërcehen arsyet për të cilat është organizuar.
 
Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, do të ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, si dhe për të siguruar trafik të sigurt dhe të pandërprerë, me theks të veçantë në lëvizjen e automjeteve të udhëtarëve, autobusëve dhe mjeteve të cilat transportojnë ilaçe, bagëti, mallra të rrezikshme dhe dërgesa të tjera me prioritet.
 
MPB u bën apel qytetarëve dhe transportuesve që të informohen në kohë për gendjen në pikat kufitare, të ndjekin komunikimin zyrtar dhe, nëse është e nevojshme, të përdorin pika alternative kufitare.

Accessibility Menu