Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shofer në rrethinë e Tetovës, ka vozitur pa patentë shoferi dhe ka shkaktuar aksident rrugor, vijon kallëzimi penal

Privohet nga liria një shofer në rrethinë e Tetovës, ka vozitur pa patentë shoferi dhe ka shkaktuar aksident rrugor, vijon kallëzimi penal
 
Më 17.07.2026, në orën 22:00, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën rajonale për në fsh. Trebosh ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë një automjet udhëtarësh "Golf" me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.G. (25) nga fsh. Trebosh, i cili e ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht ka kryer vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal dhe është privuar nga liria, si dhe një automjet udhëtarësh "Mercedes" me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.S. (80) nga fsh. Pallaticë. Me këtë rast, lëndime të rënda trupore kanë pësuar bashkudhëtaret në automjetin "Mercedes" – R.S. (77) nga fsh. Pallaticë dhe S.I. (49) nga Tetova, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar V.I. (46) dhe një fëmijë trevjeçar. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjr në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Tetovë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj S.G. do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu