Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shofer nga Berova, i cili ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit dhe patentë shoferi dhe ka shkaktuar aksident trafiku

Privohet nga liria një shofer nga Berova, i cili ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit dhe patentë shoferi dhe ka shkaktuar aksident trafiku
Më 02.04.2026 në orën 17:48, në SPB Berovë u njoftua se në rrugën rajonale Berovë – fsh. Dabilë, në vendin e quajtur “Shirinata”, në zonën e Berovës, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të tipit “Ford” me targa të Berovës, i drejtuar nga Gj.A. (37) nga Berova dhe një automjeti të tipit “Shkoda” me targa të Berovës, i drejtuar nga A.G. (40) nga Berova. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari në automjetin “Ford”, Xh.D. (49) nga Berova, ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i automjetit “Shkoda”, A.G., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan.
Është bëtë hetim nga ekipi hetimor i SPB Berovë dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se shoferi Gj.A. e ka drejtuar automjetin pa poseduar patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.46 promilë alkool në gjak.
Me urdhër të prokurorit publik, Gj.A. është privuar nga liria, ndërsa automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

Accessibility Menu