Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shofer që drejtonte automjetin me shpejtësi dyfish më të madhe nga e lejuara

Privohet nga liria një shofer që drejtonte automjetin me shpejtësi dyfish më të madhe nga e lejuara
Sot (01.07.2026), në orën 18:00, në rrugën Gostivar–Tetovë, konkretisht te nyja e Bogovinës, nëpunësit policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit në MPB, me automjet special "gjurmues", ishte matur një automjet me shpejtësi prej 177 km/h, ku shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar me shenjë rrugore në 80 km/h.
Me urdhër të prokurorit publik, K.B. (47) nga Tetova, është privuar nga liria, i cili drejtonte një automjet udhëtarësh "Shkoda" me targa të Tetovës. Ndaj shoferit K.B. janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionet e parashikuara me nenin 297-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në të gjithë territorin e vendit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë në trafik dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
U bëjmë thirrje gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit duke kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu