Më 01.07.2026 në orën 19:30 në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare ka denoncuar se më 30.06.2026 rreth orës 22:00 në një park në territorin e komunës së Aerodromit, vajza e saj 12-vjeçare ishte sulmuar fizikisht nga një e mitur 14-vjeçare, e cila ishte së bashku me një shoqe të saj dhe të cilat më parë e kishin detyruar në dy raste të gjunjëzohej dhe të kërkonte falje. Më pas, kur ajo kishte tentuar të largohej, ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër e mitur, ndërsa e gjithë ngjarja ishte filmuar me celular nga disa të mitur të pranishëm, njëri prej të cilëve ishte i njohur për të.
Po të njëjtën ditë, në stacionin policor është kryer bisedë zyrtare me dy të miturat në prani të prindërve të tyre. Është njoftuar prokurori publik për të mitur dhe Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale.
Në lidhje me ngjarjen në fjalë po ndërmerren aktivitete për identifikimin e personave të tjerë të mitur të përfshirë, për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas çka do të dorëzohen kallëzime penale për kryerjen e veprës penale “dhunë” sipas nenit 386 dhe veprës penale “braktisja dhe keqtrajtimu i personit të mitur” sipas nenit 201 të Kodit Penal.