Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shofer nga Kumanova për shkak të patentë shoferit të falsifikuar të Kroacisë

Privohet nga liria një shofer nga Kumanova për shkak të patentë shoferit të falsifikuar të Kroacisë
Sot (30.06.2026), rreth orës 11:45, në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë nyjës "Rafineria", shërbimet e Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor, pranë Sektorit të Çështjeve të Trafikut të MPB- së, është privuar nga liria një shofer i automjetit të udhëtarëve"Opel" me targa të Kumanovës për shkak të dyshimit të bazuar se drejtonte automjetin me patentë shoferi të falsifikuar kroate.
Ndaj shoferit K.A.(21) nga Kumanova janë ndërmarrë masat përkatëse dhe do të ballafaqohet me sanksionin e parashikuar ligjor sipas nenit 378 të Kodit Penal.
Kontrollet në trafik do të vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë rrugore..

Accessibility Menu