Më 17.06.2025 në orën 14.25 në rrugën Tetovë-Gostivar, pranë nyjës së Zherovjanit, rrethi i Tetovës, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë e privuan nga liria D.D. (56) nga Tetova. Gjatë kontrollit të trafikut dhe ndërmarrjes së masave dhe veprimeve, nëpunësit policorë konstatuan se D.D. ka drejtuar automjetin e pasagjerëve ,,Mercedes’’ me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 156 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
Personi u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".