Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, mori pjesë në aktivitetet stërvitore të NJSA-së ,,Tigrat’’ që janë pjesë e stërvitjes së përbashkët me Batalionin e Armatës "Ujqërit" dhe Forcat Speciale të Armatë

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, mori pjesë në aktivitetet stërvitore të NJSA-së ,,Tigrat’’ që janë pjesë e stërvitjes së përbashkët me Batalionin e Armatës "Ujqërit" dhe Forcat Speciale të Armatë

Dje dhe sot (16/17/06) në poligonin ushtarak ,,Krivollak’’, si dhe në selinë e komandës së Njësisë Speciale Antiterroriste - Tigrat, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, mori pjesë në kryerjen e aktiviteteve stërvitore të pjesëtarëve të njësisë, realizimi i të cilave u organizua në kuadër të stërvitjes së përbashkët disajavore në të cilën, përveç pjesëtarëve të NJSA - Tigrat, morën pjesë edhe pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale "Ujqërit" pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe pjesëtarët e Forcave Speciale të Armatës së SHBA-ve, të njohura si "Beretat e Gjelbra".


"Jemi krenarë për profesionalizmin e njësive tona elitare, të cilat, krah për krah me partnerët e tyre të Armatës së SHBA-ve, shkëmbejnë përvoja dhe njohuri. Ky është një tjetër konfirmim i nivelit të besimit dhe bashkëpunimit që kemi me aleatët tanë strategjikë", tha drejtori Janev, duke theksuar se kjo stërvitje e përbashkët është në fakt pjesë e një programi më të gjerë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe forcimin e ndërveprimit të forcave speciale, të organizuar me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Zyrës për Siguri Rajonale. Sipas Janev, këto janë aktivitete që jo vetëm forcojnë kapacitetin e forcave të sigurisë, por edhe nxisin lidhjen strategjike midis institucioneve të dy vendeve.


Trajnimi i ngjashëm i radhës është tashmë në fazën përgatitore dhe do të zbatohet në gusht të vitit 2025. Trajnimi do të synojë teknikat e përparuara kundër terrorizmit, me fokus në planifikimin dhe kryerjen e operacioneve komplekse në kushte të kërcënimeve reale të sigurisë. Siç theksoi drejtori Janev, Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një sistemi të sigurisë publike të qëndrueshëm, të sigurt dhe të pamposhtur, me një vizion të qartë për të ardhmen dhe një qasje partneriteti ndaj sfidave globale të sigurisë.

Accessibility Menu