Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria dy shoferë në Kumanovë, për shkak se drejtuan automjetin nën ndikimin e alkoolit

Privohen nga liria dy shoferë në Kumanovë, për shkak se drejtuan automjetin nën ndikimin e alkoolit

Më 15.06.2025 në orën 18.20 dhe në orën 20.20 në Kumanovë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë i privuan nga liria V.C. (30) nga Kumanova dhe E.S. (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Volksvagen Vento", të drejtuar nga V.C. dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se iu matën 1.69 promilë alkool në gjak.

 

Ndërsa, gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor edhe automjeti "Bmv", që drejtonte E.S., u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se iu matën 1.84 promilë alkool në gjak.

 

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu