Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër Z.J. (49) nga f. Strogomishtë e Epërme, rrethi i Kërçovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale të vazhdueshme bë përputhje " punë të pandërgjegjshme në detyrë " sipas nenit 353-v paragrafi 1 dhe " rrezikimi i mjedisit jetësor dhe i natyrës me materie të mbeturinave ", sipas nenit 230 paragrafi 1 dhe paragrafi 5 dhe kundër B.B. (49) nga f. Greshnicë, rrethi i Kërçovës, S.A. (49) nga Kërçova, D.J. (56) nga Kërçova dhe F.T. (62) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale " rrezikimi i mjedisit jetësor dhe i natyrës me materie të mbeturinave " sipas nenit 230 paragrafi 4. Z.J. - drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale "Komunalec" në Kërçovë, në periudhën nga viti 2020 deri më sot ka vepruar në kundërshtim me dispozitat për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, duke krijuar deponi të paligjshme prej disa mijëra metrash katrorë në një zonë të banuar në Kërçovë, për të cilën u ka dhënë të punësuarve detyra për të ruajtur, lënë ose shpërndarë materie të mbeturinave çdo ditë. Z.J. gjithashtu ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për menaxhimin e mbeturinave dhe Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sepse ka krijuar deponinë në tokë shtetërore në pjesën e banuar të Kërçovës pa vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovës, pa leje ndërtimi dhe pa poseduar Leje të integruar ekologjike dhe Elaborat për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Situata e këtillë u konstatua me Procesverbalin për mbikëqyrjen e kryer të inspektimit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit. Më 04.06.2025 në deponinë e paligjshme, nëpunësit policorë kanë gjetur B.B., S.A., D.J. dhe F.T., të gjithë të punësuar si shoferë në NPK "Komunalec", duke derdhur mbeturinat komunale nga automjetet speciale për mbledhjen e mbeturinave.