Më 18.06.2025 në orën 10.00 në rrugën Prilep-Krushevë, pranë vendit të quajtur "Stopanstvo", nëpunësit nga NJPB Krushevë e privuan nga liria S.A. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut dhe ndërmarrjes së masave, nëpunësit policorë konstatuan se S.A. ka drejtuar automjetin transportues "Daçia" me targa regjistrimi të Shkupit me shpejtësi prej 121 km/h në vend ku shpejtësia maksimale është 50 km/h.
Personi u shoqërua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".