Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një banor i Shkupit për kontrabandë migrantësh, janë gjetur katër persona femra nga Nepali

Privohet nga liria një banor i Shkupit për kontrabandë migrantësh, janë gjetur katër persona femra nga Nepali
Me datë 18.09.2025, në orën 22:50, nëpunës policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare në fshatin Frangovë të Strugës, pranë vendit të quajtur "Pishat" në rrugën magjistrale Strugë-Pikë Kalimi Kufitar Qafë Thanë, e privuan nga liria Xh.B. (40) nga Shkupi. 
 
Ai dyshohet se me automjetin e tij "Audi" me targa të Shkupit ka bërë kontrabandë migrantësh. Në afërsi të automjetit janë vënë re katër persona femra të cilat kanë tentuar të ikin, por janë kapur menjëherë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për katër shtetase të nepalit, nga të cilat tre ishin të moshës 22 - vjeçare dhe njëra e moshës 34 - vjeçare.
 
Migrantët dhe shoferi u dorëzuan në NJPB Strugë për veprime të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu