Ministria e Punëve të Brendshme në Prokurorinë Themelore Publike - Shkup sot ngriti kallëzim penal ndaj M.D. (56), L.D. (26), V.M. (43) dhe Z.S. (59), si dhe kundër një personi juridik me seli në Trubarevë për veprën penale - Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina sipas nenit 230 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
I denoncuari i parë dhe e denoncuara e dytë, si bashkëkryerës, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe me rregulloret për mbrojtjen e mjedisit jetësor duke lënë, hedhur, mbledhur dhe transportuar në mënyrë të përsëritur një ose më shumë dërgesa lidhur me mbeturinat dhe mbetjet e pajisjeve elektronike dhe elektrike, mbeturinat e baterive dhe akumulatorëve dhe mbeturinat e tonerëve, si mbeturina të rrezikshme. Mbeturinat i kanë vendosur në një parcelë kadastrale në Trubarevë dhe me këtë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në cilësinë e tokës dhe ajrit, përkatësisht kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve në përmasa më të mëdha. I denoncuari i tretë është person i autorizuar - drejtues filiali i cili ka vepruar sipas udhëzimeve të të dyshuarit të parë dhe ua ka shpërndarë detyrat e punës të punësuarve gjatë vendosjes dhe përpunimit të mbeturinave elektronike. I denoncuari i katërt, edhe pse nuk ka pasur akt formal për themelimin e marrëdhënies së punës në personin juridik, megjithatë ka ndërmarrë veprime me të cilat ka organizuar pezullimin e mëtejshëm të mbeturinave elektronike. Ai i ka pranuar, ruajtur, klasifikuar dhe përpunuar mekanikisht mbeturinat elektronike jashtë objekteve për të cilat ishte dhënë leje për menaxhimin e mbeturinave.
Më 13 shtator, objekti me mbeturinat e ruajtura në mënyrë të paligjshme është djegur. Për shkak të vëllimit dhe rrezikut, zjarri nuk ka mundur të vihej nën kontroll dhe ka përfshirë pjesën më të madhe të mbeturinave të mbledhura elektronike, si dhe objektet e filialit për riciklim. Djegia ka shkaktuar lirimin masiv të tymit, të hirit dhe të gazrave në ajrin ambiental. Si rezultat i kësaj, me matjet e kryera nga ana e Njësisë së Mbrojtjes Atomike, Biologjike dhe Kimike e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor është konfirmuar një nivel i lartë i ndotjes.