Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shtetas gjerman në VK Tabanoc, iu gjet drogë

Privohet nga liria një shtetas gjerman në VK Tabanoc, iu gjet drogë

 

Më 19.09.2025, në orën 05:50, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë arrestuan N.M.T.(39) nga Gjermania, i cili drejtonte automjetin “Renault Clio” me targa gjermane.

Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të bagazhit personal, tek ai u gjetën dhe u sekuestruan substancë e bardhë pluhuri, substancë kokrrizore ngjyrë kafe dhe marihuanë.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Accessibility Menu