Më 23.08.2025, në orën 12:20, në rrugën magistrale A2 në Kërpovë, punonjës të policisë nga NJPB Kërçovë kanë privuar nga liria N.C. (30) nga Kërçova. Gjatë kontrollit me radar, është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “BMW” me targa të Kërçovës me shpejtësi 125 kilometra në orë në një zonë të banuar ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometra në orë, pas së cilës menjëherë është përjashtuar nga qarkullimi dhe është mbajtur në stacionin policor.
Sot (24.08.2025) në orën 00:30, në bulevardin „Turistiçka“ në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria GJ.GJ. (30) nga Ohri. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin „Opel“ me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga i njëjti, dhe pas kryerjes së masave të nevojshme është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1,62% promilë alkool në gjak.
Sot (24.08.2025) në orën 02:51, në rrugën „Pitu Guli“ në Ohër, gjatë kontrollit në trafikun rrugor, nëpunës policorë nga SPB Ohër kanë ndaluar automjetin „Suzuki“ me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga T.S. (45) nga Shkupi, dhe pas kryerjes së masave të nevojshme është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1,51% promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tre personave do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik“.