Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski: 24 vjet NJSSH – njësi elitare profesionale që gjithmonë dhe kudo e mbron Maqedoninë

Toshkovski: 24 vjet NJSSH – njësi elitare profesionale që gjithmonë dhe kudo e mbron Maqedoninë

Sonte (23.08.2025), me një ceremoni solemne në sheshin e qytetit në Kavadar, u shënua 23 gushti – Dita e Njësitit për Sistemim të Shpejtë dhe 24-vjetori i formimit të këtij njësiti elitar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në praninë e qytetarëve të Kavadarit, kryeministrit Hristijan Mickoski, drejtuesve më të lartë të MPB-së, ministrave, deputetëve, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, përfaqësuesve të sindikatave të policisë, si dhe përfaqësuesve të familjeve të pjesëtarëve të rënë dhe të ndjerë të NJSSH-së.

Gjithashtu, qytetarët e pranishëm patën mundësi, përmes konceptit „Afër jush, për ju“, të shoqërohen me nëpunësit policorë të Njësitit për Sistemim të Shpejtë dhe të njihen me pajisjet me të cilat vepron ky njësit dhe njësitë e tjera të MPB-së.

Në fjalën e tij në manifestimin qendror, ministri Toshkovski theksoi se kjo ditë i kushtohet të gjithë pjesëtarëve të Njësitit që sot janë në shërbim, të gjithë atyre që ndër vite e kanë mbajtur me nder uniformën dhe të gjithë heronjve që dhanë jetën duke kryer detyrën e tyre shtetërore.

“Sot shënojmë 24 vjet nga themelimi i NJSSH-së, vite të mbushura me profesionalizëm, sakrificë dhe besnikëri ndaj shtetit dhe qytetarëve. Njësiti për Sistemim të Shpejtë ndër vite është ndërtuar si një formacion modern, i trajnuar mirë dhe i besueshëm. Pjesëtarët e tij vazhdimisht i përsosin aftësitë dhe njohuritë e tyre, duke ndjekur standardet më të larta policore dhe duke u përshtatur me sfidat e reja të sigurisë. “Ajo që e bën NJSSH-në të veçantë është fakti se çdo pjesëtar i saj është i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe të veprojë në situatat më të vështira dhe më të rrezikshme, aty ku vendimet duhet të merren për sekonda. Gjatë dy dekadave e gjysmë të kaluara, NJSSH-ja është themeluar si simbol i sigurisë dhe reagimit të shpejtë, një mburojë e vërtetë e shtetit dhe e qytetarëve,” theksoi ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski, duke u ndalur te rezultatet që policia i ka arritur gjatë një viti në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe në rikthimin e besimit te qytetarët, theksoi se Njësiti për Sistemim të Shpejtë është pjesë përbërëse e një pjese të madhe të këtyre rezultateve pozitive dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në sistemin policor të punës.

„Janë shkatërruar grupe të rrezikshme kriminale, janë zbardhur qindra vepra penale, është sekuestruar drogë që do të përfundonte tek të rinjtë tanë, janë parandaluar mijëra tentativa për hyrje ilegale në shtet, janë paraqitur dhjetëra kallëzime për korrupsion. Ka ardhur koha të tregojmë se shteti është më i fortë se çdo kriminel, çdo rrjet dhe çdo strukturë korruptive. Ka ardhur koha të tregojmë se shteti është më i fortë se çdo kriminel, çdo rrjet dhe çdo strukturë korruptive. Ka ardhur koha ta rikthejmë besimin tek institucionet. Dhe pikërisht në realizimin e këtyre qëllimeve, me krenari mund të them se pjesëtarët e Njësitit për Sistemim të Shpejtë kanë pasur dhe kanë rol të pazëvendësueshëm. Përcaktimi ynë është të ndërtojmë një sistem ku nuk do të ketë frikë, ku ligjet do të vlejnë njësoj për të gjithë dhe ku shteti do të jetë aleat i qytetarëve, e jo i kriminelëve. Kjo është një betejë për të ardhmen e vendit tonë, një betejë për një shtet më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë ne.", theksoi ministri Toshkovski.

Në fund të fjalimit të tij, ministri Toshkovski u uroi të gjithë pjesëtarëve të Njësitit për Sistemim të Shpejtë Ditën e formimit të Njësitit, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtejshme, si në planin profesional, ashtu edhe në atë personal. Në frymën e motos së njësitit “Gjithmonë dhe kudo”, ai u përcolli mesazhin që gjithmonë dhe kudo t’i mbrojnë qytetarët e Maqedonisë dhe ta mbrojnë Maqedoninë.

Në ngjarje folën edhe komandanti i deritanishëm i Njësitit për Sistemim të Shpejtë, Zoran Janaqijev, i cili dha mendimin e tij për punën e njësitit, rëndësinë dhe të ardhmen e tij, si dhe kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, i cili përshëndeti konceptin “Pranë jush, për ju”, me të cilin puna e njësitit dhe e policisë iu afrohet qytetarëve dhe ndërtohet besim i ndërsjellë.

Gjatë ceremonisë u ndanë pllaketa për pjesëtarët më të dalluar të njësitit dhe për mbështetjen e vazhdueshme në përpjekjet për përmirësimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Njësitit për Sistemim të Shpejtë.

Gjatë ditës, Drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev, së bashku me pjesëtarë nga Departamenti për Operacione Speciale Policore, vendosën lule para memorialit të Njësitit për Sistemim të Shpejtë, në nderim të heronjve që dhanë jetën e tyre duke kryer detyrën më të shenjtë – mbrojtjen e atdheut dhe sigurisë së qytetarëve.

Accessibility Menu