Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dje 956 kundërvajtje trafiku në territorin e mbarë vendit, 725 për vozitje të shpejtë

Dje 956 kundërvajtje trafiku në territorin e mbarë vendit, 725 për vozitje të shpejtë
Gjatë ditës së djeshme (24.08.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 956 urdhërpagesa të lëshuara, më shumë se gjysma ose 725 kundërvajtje i referohen shoferëve që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.
 
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, dje u regjistruan 26 kundërvajtje për parkim të parregullt, 66 masa u janë shqiptuar shoferëve që drejtonin automjetet pa patentë shoferi, si dhe 25 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
 
Nga ana tjetër, dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, gjatë ditës së djeshme u sanksionuan 17 vozitës motoçikletash për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse, si dhe u sanksionuan katër këmbësorë dhe dy shoferë trotinetësh elektrikë. U sanksionuan gjithashtu 23 pjesëmarrës në trafik që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Konform Ligjit për Automjetet, shtatë automjete u mënjanuan nga trafiku për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa tre për shkak të parregullësisë teknike.
 
Përndryshe, sipas të dhënave të pasqyrës javore të kontrolleve të realizuara të trafikut në rrugët e mbarë vendit në periudhën nga 18.08.2025 deri më 24.08.2025 janë regjistruar gjithsej 4,806 urdhërpagesa, kryesisht të lëshuara në bazë të mosrespektimit të shpejtësisë së lëvizjes 1,816, pastaj për parkim të paligjshëm 1,023 kundërvajtje, si dhe 530 urdhërpagesa për vozitësit që drejtonin pa leje drejtimi. Përveç kësaj, 207 motoçiklistë janë sanksionuar për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, 211 masa janë shqiptuar për mospërdorimin e rripit të sigurisë, 122 sanksione për shoferë për përdorimin e telefonit celular.
 
Njëherësh janë evidencuar 28 kundërvajtje për shoferë të trotinetëve elektrikë, si dhe për po aq këmbësorë, ndërsa 63 shoferë janë sanksionuar për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit si dhe 21 për kalim në sinjalin e kuq. Bazuar në Ligjin për Automjetet, janë zbuluar 86 automjete të cilat kanë qenë të paregjistruara ndërsa kanë merrë pjesë në trafik, si dhe 33 automjete të parregullta teknikisht.
 
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu