Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzime penale ndaj të punësuarve në MPB dhe Policinë Pyjore për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, “zbulim të sekretit zyrtar” dhe “shkatërrim të pyjeve”

Kallëzime penale ndaj të punësuarve në MPB dhe Policinë Pyjore për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, “zbulim të sekretit zyrtar” dhe “shkatërrim të pyjeve”

 

Më 17.04.2026, Njësia për Krim Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PP NKOK), ka paraqitur kallëzim penal kundër M.A. (42) nga Strumica dhe V.P. (52) nga Berova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353, “zbulimi i sekretit zyrtar” sipas nenit 360 dhe “shkatërrimi i pyjeve” sipas nenit 226 paragrafi 3, në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal.
M.A. (i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në Sektorin e Policisë Pyjore) dhe V.P. (i punësuar në MPB, QRÇK Lindje), në cilësinë e personave të autorizuar zyrtarë, e kanë keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tyre zyrtare, në atë mënyrë që gjatë vitit 2025 kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të parapara në Ligjin për Policinë dhe Ligjin për Pyjet dhe nuk kanë ndërmarrë masa parandaluese gjatë kryerjes së veprave penale, ndër të cilat edhe “shkatërrimi i pyjeve”.
M.A. dhe V.P. nuk i kanë kryer detyrat e tyre zyrtare dhe nuk kanë vepruar sipas urdhrave të lëshuara për ushtrimin e detyrave, me ç’rast personave në cilësinë e organizatorëve të veprave penale u kanë zbuluar informacione lidhur me lëvizjen e patrullave kontrolluese të MPB-së dhe Policisë Pyjore në rajonin e Berovës dhe Strumicës.
Gjithashtu, nuk kanë vepruar lidhur me prerjen ilegale të pyjeve, edhe pse paraprakisht kanë pasur informacione dhe kanë qenë të njoftuar me aktivitetet e paligjshme dhe, në përputhje me autorizimet dhe përshkrimin e detyrave të tyre të punës, kanë qenë të obliguar të veprojnë, me ç’rast kanë mundësuar që persona të tjerë të përfitojnë dobi pasurore të kundërligjshme në përmasa të mëdha.

Accessibility Menu