Më 17.04.2026 në orën 17:40, në rr. “Niko Nestor” në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e kanë privuar nga liria E.I. (31) nga Shtipi, me qëndrim të përkohshëm në Strugë, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Më pas, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje edhe në hapësirat ku ai qëndron, me ç'rast, gjithashtu, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.