Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, shtatë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, njëri prej tyre i mitur, nga dy për tejkalim shpejtësie dhe për drejtim nën ndikimin e alkoolit, si dhe një me ndalim aktiv.
Dy shoferë në Shkup, prej të cilëve një i mitur, si dhe nga një shofer në Shtip, Kumanovë, Kavadar dhe Tetovë kanë drejtuar pa patentë shoferi.
Një shofer në Gjevgjeli dhe një në Tetovë kanë drejtuar automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Një shofer në Strugë dhe një në Shkup kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Kumanovë ka drejtuar automjet me ndalim aktiv.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe së bashku të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt.