Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal ndaj një të punësuari në Drejtorinë e Çështjeve Pronësore dhe Ligjore për "keqpërdorim të detyrës zyrtare", "falsifikim të dokumenteve" dhe "falsifikim ose shkatërrim të librave afaristë"

Kallëzim penal ndaj një të punësuari në Drejtorinë e Çështjeve Pronësore dhe Ligjore për "keqpërdorim të detyrës zyrtare", "falsifikim të dokumenteve" dhe "falsifikim ose shkatërrim të librave afaristë"

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj R.A. (45) nga Kumanova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar", "falsifikimi ose shkatërrimi i librave protokollarë" dhe "falsifikimi i dokumenteve". I denoncuari, si i punësuar në Ministrinë e Financave - Drejtoria e Çështjeve Pronësore dhe Ligjore, Njësia Rajonale Kumanovë, ka mundësuar miratimin dhe realizimin e vendimeve për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore të D.B. dhe N.A.A., me ç'rast me veprimet e tij e ka shkelur drejtpërdrejt ligjshmërinë e procedurës administrative dhe ka mundësuar fitimin e pronës shtetërore pa bazë ligjore. Në këto raste është konstatuar ndryshimi i palejuar i identitetit të parashtruesve, përkatësisht vendimet u janë dhënë personave të ndryshëm nga ata që janë të regjistruar në librat protokolloraë. Njëherësh, rastet nuk janë evidentuar në mënyrë të duhur, kanë përmbajtur të dhëna kontradiktore, ndërsa një pjesë e dokumentacionit nuk ka qenë në dispozicion, gjë që ngre dyshime për fshehjen ose shkatërrimin të tij. Në vendimet janë vënë procesverbale joekzistuese, janë futur të dhëna të pavërteta, ndërsa nuk është njoftuar as avokatura e shtetit, gjë që është e detyrueshme. Me këtë rast, me një sjellje e këtillë është shkelur ligjshmëria e procedurës administrative dhe është mundësuar përvetësimi i paligjshëm i pronës shtetërore.rore.

Accessibility Menu