Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal për tre persona fizikë dhe një person juridik nga rrethina e Velesit për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me vjedhjen e druve

Kallëzim penal për tre persona fizikë dhe një person juridik nga rrethina e Velesit për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me vjedhjen e druve
SPB Veles, në Prokurorinë Themelore Publike Veles, ngriti kallëzim penal ndaj një personi juridik nga fsh. Buzallkovë, rrethina e Velesit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "falsifikimi ose shkatërrimi i librave protokollarë", kundër drejtuesit të personit juridik, N.J. (51) nga po ky fshat për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale ,,falsifikimi ose shkatërrimi i librave protokollarë" dhe "vjedhje", kundër J.J.(25) nga Buzallkova, shofer në personin juridik, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme" dhe kundër K.T.(61) nga fshati Çaloshevë, rrethina e Velesit, i punësuar në N.P. Parqet nacionale - Ekonomia pyjore ,,Babunë'' - Veles për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, ,,falsifikimi i dokumentit zyrtar'' dhe “vjedhje”.
Pas konstatimeve paraprake operative për shfrytëzimin e paligjshëm të druve, me datë 26.09.2024, nëpunës policorë nga Seksioni për Krime Ekonomike dhe Policia Kriminalistike pranë SPB Veles, kanë ndërmarrë veprime zyrtare dhe në një aksion të bashkërenduar kanë ndaluar një mjet transportues “Mercedes” me targa të Velesit, pronë e personit juridik, të cilin e drejtonte J.J., i cili ishte ngarkuar me dru. Në këtë rast, ai ka paraqitur për kontroll vetëm një letër përcjellëse, ndonëse ka qenë i detyruar të ketë dy identike, një për blerësin dhe një për transportuesin. Gjithashtu, po këtë ditë ishte ndaluar edhe automjeti i udhëtarëve “Fiat Stilo” me targa të Velesit, i drejtuar nga K.T. dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur letër përcjellëse të Ekonomisë pyjore “Babuna” - Veles dhe sende të tjera. Është bërë krahasimi i letër përcjellëseve, me ç'rast është konstatuar se përmbajtja nuk korrespondon, gjegjësisht mungon sasia e masës drurore, periudha kohore e transportit dhe shenjat e regjistrimit të mjetit transportues me të cilat ushtrohet transporti.
Ishte gjetur edhe një letër përcjellëse e personit juridik, përmes së cilës ishin shkruar të dhëna të dyshimta, të përdorura për korrespodencë shtesë të vlerave për sasinë, mjetet transportuese, targat e regjistrimit, afatin kohor, si dhe nënshkrimet e personave. Për shkak të dyshimit se është bërë falsifikim, Ekonomia pyjore “Babuna”, Policia Pyjore dhe SPB Veles kanë ushtruar kontroll dhe është konstatuar se drutë që janë gjetur në mjetin transportues janë prerë dhe ngarkuar nga një parcelë e cila është e ndryshme nga ajo për të cilën personi juridik ka pasur kontratë për prerje, dërgesë dhe transport.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas udhëzimeve të prokurorit publik dhe me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit është ushtruar kontroll në personin juridik, me ç'rast N..J. në cilësinë e drejtuesit dhe pronarit nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e plotë për punën e kompanisë për vitin 2024.

Accessibility Menu