Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U kap në flagrancë vjedhësi në Strumicë, gjatë kryerjes së vjedhjes në kishë

U kap në flagrancë vjedhësi në Strumicë, gjatë kryerjes së vjedhjes në kishë

Me datë 17.03.2026, në orën 23:40, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria S.H. (26) nga Strumica. Ai u gjet duke kryer "vjedhje të rëndë" në Kishën Katolike Ngjitja në Qiell e Zonjës së Bekuar, me ç'rast kishte marrë para. Ai me përdorimin e forcës ka hyrë në kishë, dhe pasi është denoncuar rasti, nëpunësit policorë e kanë gjetur në vendngjarje dhe e kanë privuar nga liria. Me të ka qenë edhe djali i tij i mitur, pas çka është njoftuar Qendra e Punëve Sociale - Strumicë, e cila ia ka dorëzuar fëmijën gjyshes së tij. S.H. është ndaluar në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu