Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dje pesë persona u privuan nga liria, gjashtë denoncime për dhunë familjare

Dje pesë persona u privuan nga liria, gjashtë denoncime për dhunë  familjare
Me datë 15.03.2026, në orën 21:00, në rrugën "Partizanska" në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria D.G. (49) nga Republika e Serbisë, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se së pari në objekt hotelierik dhe më pas në banesë në Ohër, ku janë akomoduar, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
 
Me datë 15.03.2026, në orën 20:20, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria B.V. (45) nga një fshat i Kumanovës për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij 18-vjeçare dhe e kishte kërcënuar me një send të mprehtë.
Me datë 15.03.2026, në orën 22:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.D. (42) nga Kumanova për shkak se e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij 20-vjeçar.
 
Me datë 15.03.2026, në orën 13:00, në SPB Tetovë, një 29-vjeçar nga Tetova denoncoi se në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij më i madh A.B..
 
Me datë 15.03.2026, në orën 17:40, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë arrestuar B.S. (65) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij dhe djalin e saj të mitur në shtëpi.
 
Me datë 15.03.2026, në orën 14:30, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.B. (49) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të babait të tij 79-vjeçar, se i kishte bërë kërcënime.
 
Po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu