Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal kundër një mashtruesi nga Shkupi, ka mashtruar dy persona për mbi 100.000 euro

Kallëzim penal kundër një mashtruesi nga Shkupi, ka mashtruar dy persona për mbi 100.000 euro

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.S. (35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal. Gjegjësisht, F.S. si i punësuar në një firmë private në Shkup ka kryer ndërmjetësim për ankandin e shitjes së banesave nga Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar dhe një 40-vjeçari nga Kumanova i ka ofruar një banesë në Ohër, ndërsa një personi 50-vjeçar nga Kumanova banesa në Ohër, Shkup dhe një automjet pasagjerësh. Pasi që kanë lidhur kontratë, personi i parë i ka paguar 26,000 euro, ndërsa personi tjetër i ka paguar 79,000 euro, dhe pas përfundimit të ankandit të supozuar nga personi juridik nuk morën asnjëlloj dokumenti.

Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë të SPB Kumanovë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, më 12.05.2025 në hyrje të Kumanovës, F.S. u privua nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik kundër tij me procedurë të shpejtë është parashtruar kallëzimi.

Accessibility Menu