SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.A. (43) nga Kumanova dhe M.I. (41) nga f. Likovë, komuna e Likovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353-v të Kodit Penal.
M.A. – e punësuar në vendin e punës referent më i ri për çështje administrative në Seksionin e Çështjeve Administrative Kumanovë, më 30.08.2017 ka pranuar kërkesë për lëshimin e dokumentit të udhëtimit të parashtruar nga H.J. (50) nga Kosova, kështu që në sistem, në seksionin e detyrueshëm për plotësimin e letërnjoftimit të vlefshëm të paraqitur ose të dokumentit tjetër të vlefshëm në kolonë ka vënë vetëm taksën, pa asnjë të dhënë personale. Më pas, ka kryer fotografim për lëshimin e dokumentit të udhëtimit për personin H.J. (50) nga Kosova pa ndonjë dokument të bashkëngjitur të vlefshëm personal për identifikim duke futur dhe përdorur të dhënat e identitetit të një personi tjetër dhe në këtë mënyrë i ka mundësuar që të pajiset me identitet dhe dokument udhëtimi të rremë të RMV-së.
Ndërsa, e denoncuara e dytë M.I., e punësuar në vendin e punës këshilltar i ri për çështje administrative në Seksionin për Çështje Administrative në Kumanovë, ka shmangur mbikëqyrjen e deyrueshme dhe në këtë mënyrë ka bërë shkelje të dispozitave ligjore për dhënien e dokumentit të udhëtimit. Më 30.08.2017, ajo ka aprovuar kërkesën për përgatitjen e dokumentit të udhëtimit për personin H.J. me të dhëna të vendosura nga identiteti i personit tjetër.