NJPB Kumanovë deri te PTHP Kriva Pallankë do të ngrejë kallëzim penal kundër A.A. (23) nga Kriva Palanka me dyshimin për kryerjen e veprës penale "mundimi i kafshëve" sipas nenit 233 i Kodit Penal. Më 10.05.2025 në orën 23:30, NJPB Kriva Pallankë u njoftua se në rrjetin social është postuar një video, ku shihet se si në Kriva Pallankë, një qen është lidhur për një automjet pasagjerësh në lëvizje dhe qeni është detyruar të vrapojë.
Menjëherë pas pranimit të denoncimit, nga ana e nëpunësve policorë nga NJPB Kriva Pallankë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe është konstatuar se pronar i automjetit dhe qenit është A.A. (23) nga Kriva Pallanka. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal.