Më 09.05.2025 në orën 23.20 në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria L.Sh. (32) nga Kumanova, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes së rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal. Më 09.05.2025 rreth orës 02.40, në një parking përpara një kazinoje në Kumanovë, L.Sh., së bashku me dy të mitur, kanë vjedhur para dhe sende nga një automjet pasagjerësh "pasat" me targa të Kumanovës. Pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të parashtrohet parashtresa përkatëse.