Njësiti për Krime të Dhunshme i SPB Shkup deri në PTHP Shkup ngriti kallëzim penal në procedurë të përshpejtuar kundër U.H. (35) nga Republika e Turqisë për vepër të kryer penale vrasje në tentativë sipas nenit 123, paragrafi 1, në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake caktoi që ai të mbahet në paraburgim për 30 ditë. Më 10.05.2025 rreth orës 04:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria U.H., sepse rreth orës 01:30 ai e sulmoi fizikisht dhe i shkaktoi lëndime të rënda trupore A.S. (34) nga Republika e Turqisë, i cili u transferua në kompleksin e klinikave "Nënë Tereza" për ndihmë.