Më 14.05.2025, në orën 02.20, nëpunësit policorë të Stacionit policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë privuan nga liria B.P. (44) nga Ohri. Gjatë një kontrolli trafiku në rrugën magjistrale Tetovë - Gostivar, në pikën e pagesës rrugore të Tetovës, është ndaluar një automjet pasagjerësh tip ,,Audi'' me targa të Ohrit, i drejtuar nga B.P., dhe pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.54 promilë alkool në gjak.
Ai u largua nga komunikacioni dhe u ndalua në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i automjetit".