Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Njoftim për shfaqjen e shpeshtë të mesazheve mashtruese për pagesën e kundërvajtjeve

Njoftim për shfaqjen e shpeshtë të mesazheve mashtruese për pagesën e kundërvajtjeve
Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin publik se gjatë periudhës së fundit është vërejtur shfaqja e sulmeve të tipit fishing, të cilat realizohen përmes mesazheve të rreme SMS, mesazheve elektronike, ueb faqeve, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale.
Mesazhet e rreme supozohet se vijnë nga Departamenti i Mjeteve Motorike, si njoftim nga sistemi “Qyteti i Sigurt” dhe në to është shënuar një link i rreme përmes të cilit qytetarët udhëzohen për të bërë pagesën e shkeljes së supozuar në trafik.
U bëjmë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin lidhje dhe mesazhe të dyshimta, si dhe asnjëherë të mos ndajnë të dhëna personale, siç janë: numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë, përmes kanaleve të paautorizuara.
Gjithashtu, qytetarët duhet të kontrollojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare – të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhet e dyshimta tek institucionet kompetente ose në bankën përkatëse.
Njoftimet SMS për shkelje të kryer duhet të vijnë nga dërguesi “MVR-SC”. Në tekst duhet patjetër të përfshihet targa e automjetit që ka kryer shkeljen, si dhe linku në formatin e mëposhtëm:
Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdon me hetime aktive dhe ndërmerr masa për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të këtyre llojeve të mashtrimeve..

Accessibility Menu