SPB Manastir ngriti kallëzim penal ndaj L.B. (59) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “shpërdorimi i detyrës”, “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikimi i dokumentit zyrtar”, K.S. (60) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “punë e pakujdesshme në detyrë”, Ј.D. (41) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “fshehje” dhe “falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe një personi juridik nga fsh. Konjarë e Vogël, rrethina e Prilepit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “fshehje”.
I kallëzuari i parë, L.B., gjatë viteve 2021/2022 ka punuar në SHA “Kombinati i Duhanit” – Prilep, në vendin e punës koordinator i grupit për sigurim, ndërsa i kallëzuari i dytë, K.S., në periudhëm e njëjtë ka qenë drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i SHA “Kombinati i Duhanit”, ndërsa i kallëzuari i tretë, Ј.D., është pronar dhe drejtues i subjektit të katërt juridik, një kompani e autorizuar për blerjen dhe shitjen e materialeve të hedhurinave me të cilën SHA “Kombinati i Duhanit” – Prilep kishte lidhur kontratë për blerjen e materialeve të hedhurinave. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, i kallëzuari i parë L.B., në kundërshtim me nenin 3 të Vendimit për miratimin e shlyerjes së evidencës kontabël dhe shitjes së mjeteve themelore, inventarit të imët dhe pjesëve rezervë si materiale hedhurinash, me propozim gojor të tij drejtuar drejtorit të atëhershëm të përgjithshëm ekzekutiv, të kallëzuarit të dytë К.S., iu bë e mundur që ai të kryente shitjen e hedhurinave në vend të referentit përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave. Gjatë shkurtit të vitit 2022, i kallëzuari i parë, me ndihmën e të kallëzuarit të tretë Ј.D., kanë fshehur së paku 185.000 kilogramë hekur hedhurinash nga Njësia e Punës “Zavodi – Mаzhuçishte” dhe nuk e kanë evidentuar në llogarinë e kombinatit të duhanit, ndërsa ishte dorëzuar dhe blerë nga personi juridik nga fshati Konjarë e Vogël me një çmim të lartë për dy denarë për kilogram. Por, në vend se në llogarinë e SHA “Kombinati i Duhanit”, nga personi juridik nga fsh. Konjarë e Vogël ishin përpiluar vërtetime fiktive të blerjeve për hekurin e dorëzuar, mesatarisht rreth 25.000 kilogramë për person, në emër të tetë personave fizikë (persona të afërt me të kallëzuarin e parë), së bashku me deklaratat për origjinën e hedhurinave. Njëherësh, edhe mjetet financiare ishin transferuar në llogaritë bankare të shtatë personave fizikë, si dhe në llogarinë personale bankare të të kallëzuarit të parë L.B. Pas transferimit të mjeteve financiare në llogaritë e tyre të transaksionit në banka, ata i kanë tërhequr si para të gatshme dhe ia kanë dorëzuar të kallëzuarit të parë. Në këtë mënyrë, në llogaritë bankare janë transferuar mjete financiare në vlerë totale prej 3.338.328 denarësh dhe me këtë shumë është dëmtuar SHA “Kombinati i Duhanit” – Prilep.
Ndërsa, SHA-së “Kombinati i Duhanit”, në bazë të shitjes së hekurit të hedhurinave, nga personi juridik nga fsh. Konjarë i Vogël i janë paguar mjete financiare në vlerë totale prej 1.274.560 denarësh.