Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ftesë për mediat

Ftesë për mediat

Të nderuar,

Ju njoftojmë se shënimi i 25-vjetorit të themelimit të Njësitit për Sistemim të Shpejtë do të mbahet nesër, e shtunë (22.08.2026), duke filluar në orën 18:00, para Shtëpisë së Oficerëve në Manastir.

Në këtë ngjarje do të mbajnë fjalime ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe komandanti i Njësitit për Sistemim të Shpejtë, Stojançe Nikollov.

Në kuadër të shënimit do të realizohet një ushtrim taktik-demonstrues, me ç'rast pjesëtarët e Njësitit do të prezantojnë aftësitë e tyre, si dhe do të organizohet një ekspozitë e pajisjeve të cilat i përdor Njësiti për Sistemim të Shpejtë.

I ftojmë përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë dhe ta përcjellin ngjarjen.
Ekipet e mediave luten të mbërrijnë në lokacion më së voni deri në orën 17:40.

Accessibility Menu