Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbrëmë 262 kundërvajtje rrugore në Shkup, 102 sanksione ndaj drejtuesve të motoçikletave, gjashtë persona janë privuar nga liria

Mbrëmë 262 kundërvajtje rrugore në Shkup, 102 sanksione ndaj drejtuesve të motoçikletave, gjashtë persona janë privuar nga liria
 
Gjatë mbrëmjes së kaluar (21/22.08.2026), në periudhën nga ora 18:00 deri në orën 01:00, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore me kompetencë të përgjithshme pranë SPB Shkup zhvilluan një kontroll të përforcuar në rrugor me theks të veçantë në marrjen e masave ndaj motoçikletave, mopedëve, triçikleve dhe katërçikleve, me ç'rast u sanksionuan 262 drejtues. Prej tyre, ndaj drejtuesve të mopedëve dhe të motoçikletave u shqiptuan 102 masa, përkatësisht: 93 sanksione për drejtimin e motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, katër masa për drejtim me kategori të papërshtatshme, pesë sanksione për drejtim pa e dhënë provimin e vozitjes, si dhe 160 masa të tjera për lloje të ndryshme kundërvajtjesh, ndër të cilat për mosmbajtje të patentë shoferit, mosmbajtje të lejes së qarkullimit, mosvendosje të targave, kalim në semafor të kuq etj.
Gjithashtu, përkohësisht është konfiskuar një motoçikletë për shkak të skadimit të vlefshmërisë së regjistrimit më shumë se gjashtë muaj, ndërsa gjashtë persona janë privuar nga liria në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.
Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu