Sot (21.08.2026), në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut zhvilloi një aksion kontrolli rrugor në territorin e Komunës së Çairit në Shkup, me qëllim sanksionimin e drejtuesve të mopedeve, motoçikletave, katërçikleve dhe mjeteve të lehta elektrike të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut.
Gjatë kontrollit u shqiptuan gjithsej 43 masa për kundërvajtje të kryera në trafik. Prej tyre, 19 sanksione ndaj drejtuesve që drejtonin motoçikletë pa helmetë mbrojtëse, 3 masa për drejtim me kategori të papërshtatshme, 19 sanksione për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e mjeteve të lehta elektrike dhe 2 masa të tjera ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut janë përgatitur parashtresa përkatëse.
Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e trafikut. Vetëm përmes sjelljes së përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.