Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dje 166 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët në territorin e gjithë vendit

Dje 166 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët në territorin e gjithë vendit
Gjatë ditës së djeshme (17.08.2026), në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00, Sektori për Pështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një kontroll rrugor në territorin e gjithë vendit, me qëllim sanksionimin e shkeljeve të kryera nga këmbësorët.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar 166 këmbësorë, prej të cilëve 137 për shkak të kalimit të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 167 shkelje të tjera të rregullave të trafikut.
Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarëve që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut. Këmbësorët duhet ta kalojnë rrugën në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, për shkak se mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për siguri në rrugë.

Accessibility Menu