Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbrëmë 63 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në gjithë territorin e shtetit, janë privuar nga liria tetë shoferë sipas nenit 297-a të Kodit Penal

Mbrëmë 63 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në gjithë territorin e shtetit, janë privuar nga liria tetë shoferë sipas nenit 297-a të Kodit Penal
Gjatë mbrëmjes së kaluar (16/17.08.2026), në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 05:00, Sektori për Çështje Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një aksion kontrollues për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit në të gjithë territorin e shtetit, me ç’rast u sanksionuan 63 shoferë. Prej tyre, nga 12 në territorin e SPB Manastir, SPB Kumanovë, nga nëntë në territorin e SPB Veles dhe SPB Ohër, tetë në territorin e SPB Kumanovë... Nga Njësia mobile për sigurinë e qarkullimit rrugor u sanksionuan katër shoferë nën ndikimin e alkoolit.
Tetë shoferë u privuan nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Gjatë kontrollit u sanksionuan edhe 162 shkelje të tjera të llojeve të ndryshme.
Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apelo të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu