Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MPB me hetim disamujor deri në shkatërrimin e grupit kriminal ndërkombëtar për transportin e marihuanës

MPB me hetim disamujor deri në shkatërrimin e grupit kriminal ndërkombëtar për transportin e marihuanës
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Departamentit për Kriminalitet të Përgjithshëm, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me shërbimet kompetente të Kosovës dhe Greqisë, zhvilloi një hetim disamujor të një grupi kriminal të organizuar të përfshirë në transportin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Më 14.08.2026, në Selanik u privuan nga liria një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas i Kosovës, me ç’rast u sekuestruan 324 kilogramë e 474 gramë marihuanë, të fshehura në ngarkesë me letër të ngjeshur të ricikluar .
Në kuadër të hetimit, MPB-ja ndërmori veprimet e nevojshme edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast Departamenti për Kriminalitet të Përgjithshëm, në koordinim me prokurorin publik, realizoi bastisje në disa lokacione me qëllim sigurimin e provave materiale dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Gjatë bastisjeve u sekuestruan telefona celularë dhe dokumentacion, të cilat janë objekt i ekspertizës dhe analizës së mëtejshme.
Pas përfundimit të hetimit, MPB në prokurorinë kompetente paraqiti kallëzim penal kundër një personi, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Me veprimet e ndërmarra, MPB dha një kontribut të rëndësishëm në shkatërrimin e grupit kriminal të organizuar ndërkombëtar dhe sigurimin e provave për procedurën.

Accessibility Menu