Sot (15.08.2026) në orën 08:00, në autostradën “Miqësia”, pranë fshatit Miletkovë, në rajonin e Gjevgjelisë, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e kanë arrestuar M.F. (46) nga Gjermania.
Gjatë kontrollit rrugor me radar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se M.F. drejtonte automjetin e udhëtarëve “BMV”, me targa gjermane, me shpejtësi prej 203 kilometrash në orë në vend ku me shenjë rrugore shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 120 kilometra në orë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.
U bëjmë apel të gjithë shoferëve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore, veçanërisht kufizimet e shpejtësisë, të mos e rrezikojnë jetën e tyre dhe jetën e pjesëmarrësve të tjerë në trafik dhe të jenë pjesëmarrës të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm në trafik..