Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fundjavën e kaluar 1466 kundërvajtje rrugore, janë privuar nga liria 14 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal

Fundjavën e kaluar 1466 kundërvajtje rrugore, janë privuar nga liria 14 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal
Gjatë fundjavës së kaluar (08/09.11.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që po i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1466 urdhërpagesa të lëshuara, 786 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.
 
U privuan nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal - 14 persona, prej të cilëve - 11 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, dy për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuara në vendbanim, një për ngasje me shpejtësi më të madhe e lejuara jashtë një vendbanimi.
 
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë fundjavës së kaluar janë evidencuar 174 kundërvajtje për parkim të parregullt, 132 masa janë shqiptuar ndaj shoferëve që drejtuan automjetin pa patentë shoferi, si dhe 91 sanksione për ngasje nën ndikimin e alkoolit.
 
Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor u sanksionuan 60 pjesëmarrës në trafik të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.
 
Në përputhje me Ligjin për Automjete, 20 automjete u mënjanuan nga trafiku për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa pesë për shkak të parregullsisë teknike.
 
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut.

Accessibility Menu