Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zbardhet rasti lidhur me aksidentin e rremë, privohen nga liria dy persona, është ngritur kallëzim penal

Zbardhet rasti lidhur me aksidentin e rremë, privohen nga liria dy persona, është ngritur kallëzim penal

SPB Manastir në bashkërendim me Departamentin e Policisë Kriminalistike ka ngritur kallëzim penal kundër S.G. (54) nga Prilepi dhe S.I. (31) nga Krusheva për shkak të bazave së dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim". Me datë 25.08.2025, në Manastir, të denoncuarit e kanë mashtruar një grua 88-vjeçare nga Manastiri kështu që përmes thirrjes telefonike dhe paraqitjes së rreme e kanë njoftuar se djali i saj ka shkaktuar një aksident rrugor në të cilin ka shtypur një fëmijë tetëvjeçar, ndërsa djali i saj dhe bashkëshortja e tij ishin lënduar, dhe nëse dëshiron që ta shpëtojë djalin nga ndjekja penale, duhej t'u jepte 72.500 denarë.

Pasi i kanë marrë paratë, të denoncuarit janë larguar, ndërsa e dëmtuara më vonë e ka kuptuar se ishte mashtruar. Menjëherë pas pranimit së denoncimit, janë marrë masa dhe veprime përkatëse dhe mashtruesit janë gjetur dhe privuar nga liria, për ç’shkak është ngritur kallëzim penal.

Accessibility Menu