Më 08.11.2025 në orën 22:50 në SVR Shkup është raportuar se në një rrugë shërbimi të rrugës “Mateja Matevski” në Shkup, automjeti udhëtarësh “BMW 5” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A.A. (22) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, është përplasur në kontejnerë dhe në një automjet udhëtarësh “Alfa Romeo” me targa të Demir Kapisë. M.A.A. e ka lëshuar vendin e ngjarjes, por pas masave të marra nga efektivët e policisë, ai së shpejti është kapur.
Ndaj tij është ngritur kallëzim për kundërvajtje sipas nenit 33 (shpejtësi e palejuar), nenit 215 (lëshim i vendit të ngjarjes) dhe nenit 228 (ngasje nën ndikimin e alkoolit – 0.97 promilë) të Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor dhe ai është nxjerrë para gjyqtarit për kundërvajtje.