Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria dy persona nga Dibra, ngrihen padi penale për "rrëmbim" dhe "sulm seksual dhe përdhunim"

Privohen nga liria dy persona nga Dibra, ngrihen padi penale për "rrëmbim" dhe "sulm seksual dhe përdhunim"

 

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër A.L. (26) nga fshati Xhepishtë i Dibrës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ka kryer veprat penale "rrëmbim personi" dhe "sulm seksual dhe përdhunim", si dhe kundër E.V. (18) nga fshati Otishanë i Dibrës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "rrëmbim personi". Më 06.11.2025, rreth orës 19:00, në një fshat në rajonin e Dibrës, ata me forcë nga oborri kanë marrë një grua 30-vjeçare në një automjet pasagjerësh "Audi", të cilin e drejtonte E.V. dhe ishin drejtuar drejt një ndërtese të braktisur pranë Strugës, ku A.L. e ka sulmuar fizikisht, ndërsa e dëmtuara ka humbur ndjenjat, pas së cilës e ka përdhunuar.

Pastaj, ai e ka thëritur E.V. dhe ata e dërguan atë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Kryerësit u gjetën dhe u privuan nga liria, pas së cilës kundër tyre u ngritën kallëzime penale.

Accessibility Menu