Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në Ohër, gjenden armë dhe municion, është privuar nga liria një person

Bastisje në Ohër, gjenden armë dhe municion, është privuar nga liria një person
Më 17.06.2026, në orën 12:00, nëpunës policorë nga Policia Kriminalistike pranë SPB Ohër e privuan nga liria D.A. (37) nga Ohri.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar revole, dy pushkë, tre granata dore, 22 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy qese najloni me barut, të cilat ai i posedonte në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal për veprën penale “prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”.

Accessibility Menu