Më 18.06.2026 në orën 15:30 në Dibër, nëpunës policorë nga NJPB Dibër e privuan nga liria B.K. (34) nga Dibra. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan marihuanë dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.