Sot (18.06.2026), në orën 18:20, në autostradën Kumanovë–Shkup, te nyja “Rafineria”, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit e kanë privuar nga liria B.S. (30) nga Republika e Serbisë.
Gjatë kontrollit rrugor, të realizuar me radar, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Porshe” me targa serbe, të drejtuar nga B.S. Pas matjes së kryer është konstatuar se shoferi lëvizte me një shpejtësi prej 188 kilometrash në orë, në segment rrugor ku me shenjë rrugore shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë.
Për shkak të kundërvajtjes së kryer, automjeti është konfiskuar, personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm.
Drejtimi i automjeteve me shpejtësi më të madhe nga e lejuara përbën një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore të cilat shpesh rezultojnë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe me sjellje të përgjegjshme të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.