Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal ndaj pesë personave nga Shkupi, formuan një kanal mediatik dhe përmes tij bënin thirrje dhe nxisnin formimin e grupit terrorist sipas shembullit të “ISIS”-it

Kallëzim penal ndaj pesë personave nga Shkupi,  formuan një kanal mediatik dhe përmes tij bënin thirrje dhe nxisnin formimin e grupit terrorist sipas shembullit të “ISIS”-it
Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit pranë Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër J.K. (30), J.M. (22), M.T. (23), R.K. (23) dhe G.M. (34), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “organizatë terroriste” sipas nenit 394-a paragrafi 3 të Kodit Penal.
Me fjalë të tjera, pas njohurive dhe informatave të siguruara më parë nga partnerë strategjikë ndërkombëtarë, Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, në aksion të koordinuar me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërmori masa dhe aktivitete për identifikimin e administratorëve dhe anëtarëve të aplikacioneve në internet që nxisnin krijimin e organizatës terroriste.
Gjatë hetimeve u siguruan informacione se i kallëzuari J.K., në fund të vitit 2024, kishte krijuar një kanal mediatik në internet dhe një grup ku ishin anëtarë edhe personat e tjerë të kallëzuar. Gjatë viteve 2025 dhe 2026 ata kanë vepruar si organizatë terroriste, duke bërë thirrje publike dhe duke nxitur krijimin e një organizate terroriste të bazuar në ideologjinë e organizatës terroriste “ISIS” dhe organizatave të tjera terroriste të lidhura ideologjikisht, si dhe duke shpërndarë tekste me ideologji xhihadiste me qëllim përhapjen e propagandës, indoktrinimin ideologjik dhe glorifikimin e terroristëve të “ISIS”-it.
Më 16.06.2026, me urdhër gjykate, janë realizuar bastisje në pesë lokacione në rajonin e Shkupit, prej të cilave tre në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës, ku J.K. dhe R.K. vuajnë dënimet me burg, ndërsa G.M. ndodhet në paraburgim. Bastisje janë kryer edhe në shtëpitë e J.M. dhe M.T.
Gjatë bastistjeve janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike që do të shërbejnë si prova për dokumentimin e veprës penale.

Accessibility Menu