Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një banor i Rosomanit për prishje të rendit dhe qetësisë publike, sulm fizik dhe kërcënimeve ndaj kryetarit të komunës në rrjetet sociale

Privohet nga liria një banor i Rosomanit për prishje të rendit dhe qetësisë publike, sulm fizik dhe kërcënimeve ndaj kryetarit të komunës në rrjetet sociale
 
Më 31.05.2026, në orën 00:40, në Rosoman, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria I.A. (35) nga Rosomani, i cili në rrugën “Proleterska”, në gjendje të dukshme të dehur, ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të vrazhdë dhe të pahijshme dhe nuk ka vepruar sipas urdhrave të nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
 
Gjithashtu, është denoncuar se në një objekt hotelierik në Rosoman ai ka sulmuar fizikisht L.L. (18) nga fshati Palikurë, duke përdorur një send qelqi.
 
Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se I.A. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,03 promilë alkool në gjak.
Më herët, më 30.05.2026, me I.A. është zhvilluar bisedë zyrtare pas denoncimit se, në periudhën nga prilli i vitit 2026 deri në ditën e denoncimit të rastit, përmes një rrjeti social kishte publikuar përmbajtje të cilat i drejtoheshin Gj.K. (37), kryetar i Komunës së Rosomanit, me ç’rast te denoncuesi kishte nxitur ndjenjën e frikës dhe pasigurisë.
 
Për të dyja ngjarjet është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër I.A. do të parashtrohen kallëzimet përkatëse

Accessibility Menu