Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Tetë persona janë privuar nga liria në raste të lidhura me drogën

Tetë persona janë privuar nga liria në raste të lidhura me drogën
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria tetë persona, tek të cilët është gjetur drogë.
 
Më 28.05.2026, në orën 23:50, në Strumicë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria N.M. (23) nga Strumica. Gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur marihuanë. Më 29.05.2026, në bazë të urdhrit të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dy paketime najloni me marihuanë. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës.
 
Më 29.05.2026, në orën 21:30, në fshatin Bogovinë, para një objekti hotelierik, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan i privuan nga liria B.J. (38) dhe N.A. (38), të dy nga fshati Bogovinë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal: “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
 
Më 29.05.2026, në orën 21:50, në rrugën “Panko Brashnarov” në Prilep, nëpunës policorë nga SPB Prilep e privuan nga liria G.T. (30) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur marihuanë.
 
Më 30.05.2026, në orën 07:40, në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, është privuar nga liria A.T. (30) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur një substancë e ngurtë e bardhë.
Më 30.05.2026, në orën 02:10, në rajonin e Gazi Babës në Shkup, është privuar nga liria I.G. (28) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur marihuanë.
 
Më 29.05.2026, në orën 21:45, në rajonin e Komunës Qendër në Shkup, është privuar nga liria M.V. (24) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur substancë pluhurore.
Më 29.05.2026, në orën 19:35, në rajonin e Komunës Aerodrom në Shkup, është privuar nga liria A.Ç. (24) nga Republika e Turqisë, pasi tek ai është gjetur marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Accessibility Menu