Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Përvojat e Maqedonisë në Community Policing u prezantuan në Japoni – interes për zbatimin e praktikave parandaluese vendore

Përvojat e Maqedonisë në Community Policing u prezantuan në Japoni – interes për zbatimin e praktikave parandaluese vendore
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e Community Policing, të organizuar nga Japan International Cooperation Agency (JICA), në periudhën nga 12 deri më 30 maj 2026 në Tokio, Japoni, u realizua një vizitë studimore dhe trajnim kushtuar koncepteve dhe praktikave bashkëkohore të punës policore në komunitet.
Trajnimi mblodhi përfaqësues nga disa vende dhe mundësoi shkëmbimin e përvojave, praktikave të mira dhe qasjeve moderne në ndërtimin e besimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Nga institucionet japoneze u prezantua modeli i tyre i Community Policing përmes ligjëratave teorike, shembujve praktikë dhe simulimeve të situatave reale, si dhe përmes vizitave studimore në stacione policore, Akademinë Policore në Tokio, pikat policore Koban, Qendrën për Luftimin e Delikuencës së të Miturve, Qendrën Komanduese dhe Informative dhe njësi të tjera organizative të policisë japoneze. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e policisë japoneze, aktivitetet e saj parandaluese dhe modelin e punës policore në komunitet.
Në kuadër të trajnimit u realizua edhe një prezantim i përvojave të Maqedonisë në Community Policing, ku u paraqitën aktivitetet që i zbaton Sektori për Punë Policore me Kompetencë të Përgjithshme në drejtim të punës policore proaktive dhe parandaluese. Theks i veçantë iu kushtua projekteve dedikuar të rinjve, aktiviteteve për parandalimin e dhunës në familje, si dhe praktikave për ofrimin e ndihmës së parë mjekësore dhe mbështetjes psikologjike të nëpunësve policorë në raste aksidentesh, me qëllim forcimin e besimit në policinë dhe në përforcimin e partneritetit me komunitetin.
Vëmendje të veçantë te pjesëmarrësit ngjalli fushata e re parandaluese “Festo me përgjegjësi suksesin”, e dedikuar për maturantët. Interes të madh zgjuan edhe dhuratat simbolike në formë magnetësh me mesazhe pozitive dhe motivuese, përmes të cilave policia i inkurajon të rinjtë për sjellje të përgjegjshme gjatë festimeve. Fushata u vlerësua si një mjet inovativ dhe efektiv parandalues, ndërsa vëmendje të veçantë tërhoqi te përfaqësuesit e policisë japoneze, të cilët shprehën interes për përshtatjen dhe zbatimin e saj në Japoni.
Pjesëmarrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë trajnim ndërkombëtar paraqet një mundësi të rëndësishme për promovimin e praktikave të suksesshme të Maqedonisë në fushën e Community Policing, si dhe për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave në drejtim të zhvillimit të një policie moderne, proaktive dhe të orientuar te qytetarët.

Accessibility Menu